Itali - Milano, ndërron jetë shqiptari që tentoi të djegë të gjallë gruan e tij

Kronikë e zezë

Itali - Milano, ndërron jetë shqiptari që tentoi të djegë të gjallë gruan e tij

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 08:03
ilustrim

Ka ndërruar jetë në spitalin Niguarda të qytetit të Milanos shqiptari që pasditen e së premtes tentoi të djeg të gjallë në banesë e tyre bashkëshorten e tij 41 vjecare.

Gjëndja e tij shëndetësore qysh në momentet e para pas ngajrjes ishte shfaqur mjaft e rëndë për shkak se në 97 % të trupit kishte marrë djegje të shkallës së tretë,

Policia italiane ka saktësuar se shqiptari që ndërroi jetë është i moshës 52 vjec. Hetimet kanë zbardhur se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qënë kërkesa për divorc e bashkëshorts së tij 41 vjecare. Viktima nuk e pranonte idenë e ndjarjes nga e shoqja dhe gjatë muajit tetor pritej vendimi përfundimtar i gjykatës.

Cifti shqiptar jetonte në komunën e Gorgonzolas në provincën e Milanos e kishin 3 fëmijë të moshës 14 vjec, 22 vjec e 23 vjec.

Gjatë tentativës së vrasjes bashkëshotja ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja e katit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat