Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në Firence

Kronikë e zezë

Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në Firence

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Dy grupe të rinjsh janë përleshur në Firence të Italisë, ku disa persona mbetën të lënduar, ndërsa dy të tjerë u arrestuan.

Të rinjtë shqiptarë e italianë u përleshën me sende të forta pas një sherri të çastit, duke u qëlluar me shkopinj, kokoren e motorit dhe mjete të tjera.

Kalimtarët lajmëruan policinë, ndërsa të rinjtë e përfshirë në sherr mundën të largoheshin duke i shpëtuar arrestimit.

Megjithatë, karabinierët arrestuan dy prej tyre pasi i ndoqën. Ata janë një shqiptar 22 vjeç dhe një italian 21 vjeç. Të dy kanë pësuar lëndime të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat