Vodhën dhe rrahën efektivin e policisë, arrestohet autori i dytë

Kronikë e zezë

Vodhën dhe rrahën efektivin e policisë, arrestohet autori i dytë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 09:17
ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dytë të dyshuar për dhunimin e një efektivi të policisë me qëllim grabitjen.  Ngjarja ka ndodhur me 22 shtator tek Unaza e Re.

I arrestuari është Alltan Dafku, 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dafku sëbashku me Alfonc Locin, i arrestuar nga policia, kanë tentuar t’i vjedhin portofolin në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë, efektivit të policisë K.B.

Dy hajdutët e kanë goditur me grushta policin.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë civil. Polici 22 vjeçar mori lëndime për të cilat mori mjekim në spital.

Materialet Proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje”, “Vjedhje me dhunë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Dy të arrestuarit rezultojnë të dyshuar dhe për një sërë vjedhjesh të tjera.

VEPRAT

Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autor të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht:

Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu i Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë Norvegjeze, i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobuzave të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare. Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobuzin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat