Shqiptari nga Kosova kapet i dehur në Tiranë

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Kosova kapet i dehur në Tiranë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi që i njëjti u kap nga policia duke e drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

“Më datë 1 tetor 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Gërxhaliu, 26- vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në sheshin “Karl Topia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford””, thuhet në raportin e Policisë së Shtetit. 

Sipas policisë, kosovari do të ndiqet sipas nenit 291 të Kodit Penal./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat