Xhaxha e nip, dy ish-hajdutë zihen me pronarët e lokalit dhe me policinë

Kronikë e zezë

Xhaxha e nip, dy ish-hajdutë zihen me pronarët e lokalit dhe me policinë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:29
Ilustrim

Xhaxhai 57-vjeçar dhe nipi i tij, 22-vjeçar, të dy ish-të dënuar për vjedhje, kanë bërë një sherr dje pasdite me pronarët e një lokali ku ishin ulur për të pirë kafe duke krijuar shqetësime për klientët që ishin ulur aty.

Menjëherë ëhstë njoftuar policia e ka ardhur të zbardhur arsyet e sherrit, që rezuloi banal dhe më pas, u ka kërkuar të vinin në komisariat.
Por, siç njoftoi policia, “shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por më pas, punonjësit e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e të dyve në Komisariatin e Matit, që përfundoi me arrestimin e tyre.

Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash të Matit, është dënuar 3 herë më parë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje”

Gjok Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak të Laçit, është dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë “.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “ Kundershtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik’’ parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat