Shkodër, vetëvritet më armë zjarri 49-vjeçari

Kronikë e zezë

Shkodër, vetëvritet më armë zjarri 49-vjeçari

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:30
Policia

Një shtetas 49-vjeçar, i identifikuar si Ridvan Dibra, është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër mesditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku i ndjeri është gjetur i pajetë në banesën e tij private.

Nga hetimet e para por edhe nga dëshmitë e familjarëve dyshohet se 49-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri automatik, e cila u gjet në vendngjarje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se 49-vjeçari i ka dhënë jetës pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat