Ja ku fshihej autori i masakrës në Dajç

Kronikë e zezë

Ja ku fshihej autori i masakrës në Dajç

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 15:29
Miklovan Parubi

Pas përcjelljes së lajmit se është vënë në pranga autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, tashmë janë zbardhur edhepamjet dhe vendi ku fshihej. 

Policia ka zbardhur pamjet e arrestimit të Miklovan Parubit, 33-vjeçarit që shkaktoi masakrën. Pas ngjarjes së rëndë, Parubi u arratis me ndihmën e një miku të tij që u arrestua sot paradite nga policiadhe dëshmoi se Miklovani i kishte thënë se do të qëllonte edhe policinë.

Nga fotot duket se automatiku që dyshohet se u përdor për kryerjen e krimit është mjaft i ndryshkuar. 

Uniformat blu vune një shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që do të jepte informacion. Nuk kaloi shumë dhe ai u zbulua në këtë hangar bashkë me armën e krimit.

Familja Parubi është mbyllur në shtëpi nga frika e hakmarrjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat