Shqiptarja kapet me drogë dhe mijëra euro në banesë, i dashuri i saj i shpëton burgut

Kronikë e zezë

Shqiptarja kapet me drogë dhe mijëra euro në banesë, i dashuri i saj i shpëton burgut

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 19:05
Ilustrim

Një e re shqiptare është arrestuar nga policia italiane gjatë fundjavës në Alba Cuneo, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë, raportojnë sot mediat lokale.

Në pranga është vënë 24-vjeçarja me iniciale P.F.. Gjatë kontrollit në garazhin ku jetonte vajza, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg marijuanë, 250 gr kokainë dhe 6.000 euro, si dhe materiale për kultivimin dhe rritjen e kësaj bime narkotike.

Në banesën e saj, u gjetën edhe 5 biçikleta të vjedhura.

24-vjeçarja është dërguar në burg. Mbi të rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitjen si dhe akuza e pranimit të mallrave të vjedhura. Edhe bashkëjetuesi po shqiptar i së resë është denoncuar në gjendje të lirë për të njëjtat akuza. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat