Kapen 734 kg kanabis në gomone, arrestohen 3 shqiptarë në Otranto

Kronikë e zezë

Kapen 734 kg kanabis në gomone, arrestohen 3 shqiptarë në Otranto

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 11:08
Ilustrim

Një gomone oqeanike që mbante në bord tre shqiptarë dhe një peshë prej 734 kg kanabis është kapur dje nga një patrullë e policisë financiare tek përpiqej të arrinte brigjet e Salentos në veri të Otrantos, njoftojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në ngushticën e Otrantos. Tre kontrabandistët janë arrestuar me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Gomonia është dërguar në portin e Otrantos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat