Vetëvrasja e studentës në Qytetin Studenti/ Mësuesja: Dy fjalë për Anën, të mirën dhe të zgjuarën…

Kronikë e zezë

Vetëvrasja e studentës në Qytetin Studenti/ Mësuesja: Dy fjalë për Anën, të mirën dhe të zgjuarën…

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 21:56
Ana

Mësuesja e studentes që u vetëvra në Qytetin Studenti ditën e djeshme ka shkruar një koment në “Facebook” për nxënësen e saj.

Dy fjalë për Anën, të mirën, të zgjuarën, të bukurën”, shkruan Donika Dashi-Begaj.

“Për të gjithë ju: Dy fjalë për Anën, të mirë, të zgjuarën, të bukurën, e cila sot nuk është më. Ana, vajza shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur duke lënë në mes ëndrrën e saj të diplomimit. Ta lëmë të qenë Anën dhe familjen e saj sot duke mos e gjykuar, por duke respektuar kujtimin e saj. I paharruar qoftë kujtimi yt, u prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur”, citohet në mesazhin e mësueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat