Arrestohet mashtruesi në Komoran për 20 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet mashtruesi në Komoran për 20 mijë euro

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Komoran të Drenasit pasi që i njëjti dyshohet se ka mashtruar një qytetar duke i kërkuar atij shumën prej 20.000 për t’ia rregulluar një punë.

I dyshuari, fillimisht i kishte pranuar shumën prej 2.000 eurove nga viktima, përcjell Bota Sot.

Siç njofton PK-ja, menjeherë pas raportimit të rastit në polici, njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur shumën e dyshuar prej 2.000 eurove.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat