Pesë persona të armatosur grabisin para e ari në një shtëpi në Prizren

Kronikë e zezë

Pesë persona të armatosur grabisin para e ari në një shtëpi në Prizren

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 12:21
Ilustrim

Rreth orës 02:50 minuta të natës policia në Prizren ka pranuar një thirrje e cila bënte me dije se në rrugën “Hoxhë Tasini” në një shtëpi ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se katër apo  pesë të dyshuar pasi e kanë thyer derën e shtëpisë kanë hyrë me forcë brenda me        ç ‘rast i kanë terrorizuar dy banorë të moshës së vjetër dhe nën kërcënimin e dhunës  dhe armëve kanë grabitur sasi të parave dhe arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se ekipe të hetuesisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat