Arrestohen dy persona në lagjen Velania, iu gjetën drogë dhe armë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në lagjen Velania, iu gjetën drogë dhe armë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 14:52
Ilustrim

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni-273’, dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë, me datën 5 tetor 2016, ka realizuar një operacion policor, nën dyshimin e bazuar se në një shtëpi në lagjen Velania një i dyshuar posedon një sasi të substancave narkotike, si dhe posedon armë e municion.

Operacioni policor është realizuar edhe në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se po kryenin veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge nga neni-273’,  dhe ‘mbajtje  në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: A. P. (lindur me 1996)  m/sh/k, S. L. (lindur me 1996) m/sh/Shqipërisë.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë automatike AK47, 4 karikatorë të automatikut AK47, 86 copë fishekë, një revole 7.62 mm – M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë, 3 telefona celularë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat