Babai i nxënës 13-vjeçe të droguar në Paskuqan: Vajzës i merreshin mend, ja çfarë më tha

Kronikë e zezë

Babai i nxënës 13-vjeçe të droguar në Paskuqan: Vajzës i merreshin mend, ja çfarë më tha

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 18:13
ilustrim

Ende janë të paqarta shkaqet e helmimit të nxënësve në shkollën "Jashar Hoxha" në Paskuqan. Por prindërit kanë folur për herë të parë për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre, duke treguar edhe momentet e para kur ata nuk ndiheshin mirë.

Babai i një prej nxënëseve të helmuara tha për Balkanweb se vajza e tij fillimisht i ishte ankuar për marrje mendsh.

“Nuk qëndronte dot në këmbë, s’e di nga se është helmuar. Fillimisht na thanë që era erdhi nga laboratori i Kimisë. Më pas na thanë që era erdhi nga acidet apo dhe nga droga. Nuk e di saktë nga se është helmuar”, tha ai.

Policia pas ngjarjes sqaroi se helmimi i nxënësve erdhi si pasojë e përdorimit të kimikateve për pastrim, megjithëse drejtoresha ne fillim tha se ky helmim ka ardhur nga konsumimi i hashashit.

“Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat