Tronditet Durrësi, djali qëllon me armë babanë

Kronikë e zezë

Tronditet Durrësi, djali qëllon me armë babanë

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 19:43
Ilustrim

Durrësi është tronditur sërish nga të shtënat me armë mbrëmjen e sotme. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri babanë e tij brenda në banesë, në lagjen numër 16 të qytetit.

Për pasojë 51-vjeçari është plagosur në këmbë duke u dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Mësohet se shtetasi me inicialet N.M ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë bëre të mundur identifikimin e autorit. Plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta që i dëmtuari ka pasur me djalin e tij shtetasin M.M, 25 vjeç. Ky i fundit në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri, në këmbë babanë e tij me një pistoletë të kalibrit të vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.

Agresori rezulton të jetë person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër narkotikëve. Uniformat blu po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit me inicialet M.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat