Digjet automobili te spitali i qytetit në Prilep

Kronikë e zezë

Digjet automobili te spitali i qytetit në Prilep

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 13:02
Djegja e automoblit

I është vënë flaka automjetit “Fiat Punto” në afërsi të spitalit të qytetit në Prilep, dje rreth orës 14:30.

Dëshmitarët okular bëjnë të ditur se automjeti është drejtuar nga një grua e cila ishte e parkuar për një kohë të shkurtër para disa shitoreve. Për një moment, automjeti ka filluar të lëshojë tym të dendur. Një nga pronarët e shitoreve dhe një shofer autobuzi, të cilët rastësisht kalonin, me ndihmën e disa mjeteve kundër zjarrit, për një kohë të shkurtër e kanë penguar zjarrin, pak para mbërritjes së njësitit kundër zjarrit.

Jozyrtarisht mësohet se, arsyeja për zjarrin është për një problem në qarkun elektrik të automjetit, për shkak të mos rregullimit të sistemit me plin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat