Konfirmohet lajmi për grabitje me armë në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Konfirmohet lajmi për grabitje me armë në qendër të Prishtinës

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 17:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Si edhe raportuam më herët, një person rreth moshës 25-26 vjeçare ka hyrë i armatosur në ambientet e Bankës Kombëtare tregtare në qendër të Prishtinës, dhe ka kërcënuar stafin e pranishëm.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës, tha se Policia ka marrë një informacion për grabitje në Bankën Kombëtare Tregtare. 

Personi që ka tentuar grabitjen është i moshës 25-26 vjeç. Hoxha tha se nuk ka pasur të lënduar dhe personi i dyshuar për grabitje ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe Policia është duke u marrë me rastin. 

Në qendër të Prishtinës një mashkull kërcënon me armë një femër

Në qendër të Prishtinës, tek sheshi ‘Nënë Tereza’, tek zyrat e BKT-së, policia ka rrethuar hapësirën, ngase aty dyshohet për një kërcënim me revole.

Një mashkull i armatosur, ka kërcënuar një femër, dhe skena e kërcënimit dukej si në filma triler, thonë dëshmitarë që e panë ngjarjen nga afër. 

Megjithatë krejt çfarë ka marrë nga Policia e Kosovës është deklarimi se po hetohet rasti dhe Policia kërkojnë privatësi në kryerjen e hetimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat