I gjenden armë dhe municione në banesë, arrestohet 38-vjeçari

Kronikë e zezë

I gjenden armë dhe municione në banesë, arrestohet 38-vjeçari

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Fierit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri dhe municione.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është shtetasi Shezai Muhametaj, banues në fshatin Frakull i Vogël. Në banesën e tij janë zbuluar dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 2 krehër automatiku, 14 krehër pushke dhe 200 copë fishekë.

Mësohet se materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu policia e qytetit të Fierit. Gjithashtu bëhet e ditur se në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, policia e Fierit bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Aranit Troka, 40 vjeç, banues në fshatin Kafaraj.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat