Kapen me 20 kg kanabis, tre në pranga

Kronikë e zezë

Kapen me 20 kg kanabis, tre në pranga

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:48
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit. Operacioni i koduar “Shemria” vuri në pranga: Bashkim Kodra, 46 vjeç; Xhevahir Xhaferri, 28 vjeç dhe Aldo Xhaferri, 29 vjeç. Të tre të arrestuarit janë nga Kurbini.

Policia kishte marrë informacione se ata merreshin me trafik droge. Kështu në afërsi të banesave të tyre policia sekuestroi 20 kg kanabis.

Mbi tre të arrestuarit rrëndon akuza “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat