Digjen disa automjete në një parking në Shkup

Kronikë e zezë

Digjen disa automjete në një parking në Shkup

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 12:43
Ilustrim

Në një zjarr që shpërtheu mbrëmë në një parking në Shkup janë djegur disa automjete.

Ende nuk dihen arsyet për zjarrin, si dhe nga cili automjet ka filluar zjarri.

Siç njoftoi MPB, nga zjarri tërësisht është djegur "Fiat Punto", në pronësi të G.L. (1997) nga Shkupi dhe "Suzuku Suift" në pronësi të A.P (1964) nga Shkupi. Pjesërisht është djegur "Audi" pronësi e një personi juridik, ndërsa e parkuar nga ana e V.S. (1978) nga Shkupi dhe "BMW X5" me targa kombëtare bullgare pronësi e personit juridik "Spideks internacional", ndërsa e parkuar nga ana e Gj.K. (1966) nga Shkupi, që kanë qenë në afërsi të automjeteve të përfshira nga zjarri.

Zjarri është shuar nga ana e ekipit të Brigadës zjarrfikëse ­në Shkup, ndërsa ekspertiza do të zhvillohet gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat