Dhunuan njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen teksa janë në spital

Kronikë e zezë

Dhunuan njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen teksa janë në spital

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 10:59
ilustrim

Dy shtetas përfunduan në spitalin kirurgjik të Elbasanit për shkak se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Përveç se në spital, policia i ka arrestuar gjithashtu. Burime zyrtare thanë se kanë përfunduar në pranga shtetasit Islam Cani, 64-vjeç, dhe Fiqiret Dervishi, 53-vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë goditur njëri- tjetrin me sende të forta. Shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë referuar materialet për shtetasin A. C, 39 vjeç , pasi dyshohet të ketë goditur shtetasin Fiqeret Dervishi”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat