Rrahin dy policë, arrestohen shkupjanët e dyshuar

Kronikë e zezë

Rrahin dy policë, arrestohen shkupjanët e dyshuar

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Dy policë të stacionit të Bit-Pazarit në Shkup, dje rreth orës 16.30 në bulevardin "Brigada Maqedonase-Kosovare", gjatë sigurimit të një aksidenti rrugor, janë sulmuar fizikisht nga ana e dy personave të panjohur.

MPB-ja sot kumtoi se një nëpunës policor është goditur me grusht në pjesën e barkut dhe ia kanë shqyer mantelën, përderisa polici tjetër është goditur me grusht në pjesën e shpinës.

Pas masave të ndërmarra ekzistojnë baza për dyshime se sulmuesit janë SH.R. (30) dhe A.K. (19), që të dy nga Shkupi. Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat