Tiranë, grabitet me armë një pikë karburanti

Kronikë e zezë

Tiranë, grabitet me armë një pikë karburanti

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 07:49
Ilustrim

Një pikë karburanti në kryeqytet u grabit nën kërcënimin e armës mbrëmjen e së dielës nga dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Unazës së Re” ku një person i maskuar ka kërcënuar me pistoletë punonjësin e karburantit duke i marre xhiron ditore. 

Grabitësi i armatosur nuk ka vepruar i vetëm në këtë grabitje, pasi burime brenda policisë bëjnë me dije se ai është ndihmuar për tu larguar ne drejtim te sheshit “Shqiponja" nga një person tjetër që e priste me motor.

Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për identifikimin e dy autorëve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat