Kapen dy veta nga Gostivari me 40 kg drogë

Kronikë e zezë

Kapen dy veta nga Gostivari me 40 kg drogë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 09:20
Ilustrim

Dy të rinj nga Gostivari janë kapur me rreth 40 kilogram drogë nga policia e Strugës. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për personat E.I (26) nga fshati Llakavicë dhe B.R. (34) nga Gostivari, prë shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, “Tregëti të palejueshme, prodhim dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, supstancave psikotrope dhe prekursorëve”, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë.

Dy të arrestuarit më datën 8 të këtij muaji, rreth orës 21.00, duke lëvizur me veturën e tyre “Porche Ka-en” me targa të Gostivarit, drejtuar nga E.I.,gjatë një aksioni të SPB-së, ku kanë marrë pjesë edhe krim policia nga Ohri, në bashkëpunim me policinë e Strugës, të cilët kishin vendosur një punkt konyrolli në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Frëngovë dhe Kalishtë , pasi kanë ndaluar veturën me targa të Gostivarit, kanë zbuluar një çantë me 20 paketime me plasmas. Gjatë ushtrimit të kontrollit të veturës, edhe në bagazhin e veturës, është gjetur edhe një çantë tjetër me sasi të njëjtë droge. Pos drogës, sipas policisë, janë gjetur edhe telefona celular dhe sasi e konsideruar e të hollave në deviza të ndryshme. Në konsultim me prokurorin publik, droga e zbuluar dhe mjetet tjera janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e punëve të brëndshme në Shkup-thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat