Pas sherrit në FB, plagoset me armë 23-vjeçari, pranga autorit

Kronikë e zezë

Pas sherrit në FB, plagoset me armë 23-vjeçari, pranga autorit

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 10:21
Foto nga vendi ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Bedri Karapici”, në Tiranë. Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se i plagosuri është shtetasi Amarlindo Koçeku, 23 vjeç, ndërsa është gjetur në anë të rrugës nga kalimtarë të çastit, i qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar menjëherë në gjendje të rëndë shëndetësore në drejtim të spitalit “Nënë Tereza”. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se është bërë identifikimi i autorit të plagosjes së të riut, i cili është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri 23-vjeçarin, është shtetasi i identifikuar si Shpëtim Jaho.

Paraprakisht mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një sherr i mëparshëm në rrjetet sociale mes dy protagonistëve në këtë ngjarje. Përplasja mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. “Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQUT, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së kryeqytetit. Policia e kryeqytetit bëri me dije se është marrë deklarata e 23-vjeçarit të plagosur në ambientet e spitalit, i cili ka pohuar se është qëlluar nga personi i arrestuar. Po ashtu, burimet kanë bërë me dije se i plagosuri ka thënë se sherri mes tyre ka nisur për shkak të disa ofendimeve të përdorura më parë në rrjetet sociale nga ana e tyre. Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat