Ferizaj: Arrestohen dy persona sepse sulmuan dy gra dhe vodhën 5 mijë euro

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohen dy persona sepse sulmuan dy gra dhe vodhën 5 mijë euro

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, pasi që të njejtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat ,shtetase të Republikës së Shqipërisë. Viktimat pas pëfundimit të orarit të punës ishin duke shkuar në banesën e tyre,ku me këtë rast të dyshuarit me forcë kan marrë qantat e krahut në të cilat viktimat kishin dokumentet personale dhe rreth 5.000 euro, pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Stacionit policor të Ferizajt, dje  kanë arrestuar  dy persona të  dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje ”.

Ngjarja ka ndodhur me  21.09.2016 rreth orës 00:30 minuta në rrugën ,,12 Qershori” në Ferizaj, kur të dyshuarit,  B.G. (m/ sh/k  21 vjeç) dhe V.G.(m/sh/k 16 vjeç) kanë sulmuar fizikisht dy viktimat ,shtetase të Republikës së Shqipërisë,përndryshe punëtore në një lokal, të cilat pas pëfundimit të orarit të punës ishin duke shkuar në banesën e tyre,ku me kët rast të dyshuarit me forcë kan marrë qantat e krahut në të cilat viktimat kishin dokumentet personale dhe rreth 5.000   Euro dhe  pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek i dyshuari B.G.kan gjetur dhe konfiskuar 2.750 euro si dhe një orë dore dhe një bateri të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit B.G.  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit V.G. ndalim policor për 24 orë”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat