Ndalohet bashkëpunëtori i dyshuar i vjedhjes së bankës në Vlorë

Kronikë e zezë

Ndalohet bashkëpunëtori i dyshuar i vjedhjes së bankës në Vlorë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 12:10
Vjedhje e bamkës në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, si një prej autorëve të dyshuar për vjedhjen e Bankës të nivelit të dytë në Korrik të 2016.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se  është ndaluar Lorenc Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Policia informon se: Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës, gjatë hetimeve intensive të kryera në lidhje me vjedhjen e Bankës së Nivelit të Dytë ndodhur më datë 11.07.2016, kanë bërë të mundur ndalimin e këtij shtetasi, i cili dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar në lidhje me kryerjen e kësaj vjedhjeje. Policia ka bërë ndalimin e Lorenc Gjinit për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit, kryer me dhunë”.

Deri tani, Policia e Vlorës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 të 11 korrikut 2016 kur dy grabitësit të veshur me rroba kamuflazhi dhe kapele me strehë, kanë marrë nën kërcënimin e armëve, një shumë të konsiderueshme parash.

Edhe pse banka ndodhet në sheshin e flamurit, kjo nuk i ka ndaluar grabitësit të kryejnë në kohë rekord vjedhjen dhe të largohen në drejtim të paditur. Ata kanë përfituar edhe nga orari kur në rrugë nuk ka patur thuajse fare lëvizje për shkak të temperaturave të nxehta.

Sipas dëshmitarëve, dy grabitësit kanë hyrë në selinë e bankës dhe pasi kanë marrë paratë, që dyshohen të jenë rreth 35 mijë euro, janë larguar për disa metra në këmbë përmes rrugica.

Burime nga policia thanë se ata i priste një bashkëpunëtor i tretë me një makinë, tip Benz me ngjyrë të bardhë 250 me të cilën janë larguar pa lënë pas asnjë gjurmë. Gjatë grabitjes, nuk ka patur persona të lënduar në mesin e punonjësve të bankës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat