Të riut i bie të fikët, kalimtari nxehet me policin: Quhem Martin dhe do të fus një grusht

Kronikë e zezë

Të riut i bie të fikët, kalimtari nxehet me policin: Quhem Martin dhe do të fus një grusht

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 20:19
Pamje nga video

Ambulanca vazhdon të jetë një problem i madh në Shqipëri. Një të riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije i ka rënë të fikët në mes të rrugës dhe kalimtarët janë afruar për ta ndihmuar. Të gjithë kanë marrë ambulancën, por kjo e fundit është vonuar më shumë se 30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si “Rruga e Durrësit”, ndërsa mbi 20 persona kanë marrë ambulancën për t’i dhënë ndihmë të riut.

Ndërkohë, një kalimtar është nxehur me një punonjës policie duke i thënë këtij të fundit edhe emrin dhe në fund e ka kërcënuar. Ndërsa polici i irrituar ka pyetur një vajzë aty pranë se kush ishte ai që e kërcënoi, ndërsa më pas i është afruar djalit që qëndronte i shtrirë duke e pyetur: A të çojmë në spital? Ndërkohë që ai e kishte edhe të pamundur të fliste në atë gjendje që ndodhej.

Nuk ka ende informacione zyrtare sesi është gjendja e të riut, ndërsa më poshtë keni videon nga vendi i ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat