Digjet kombi me derivate të kontrabanduara, bllokohet magjistralja Leshak-Leposaviq

Kronikë e zezë

Digjet kombi me derivate të kontrabanduara, bllokohet magjistralja Leshak-Leposaviq

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 21:29
ilustrim

Një kombi transportues i ngarkuar me derivate kontrabandë është djegur tërësisht, ndërsa magjistralja Leshak-Leposaviq është bllokuar për qarkullim nga Policia.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 tek vendi i quajtur ‘Kamen’ afër Leshakut.

Sipas këtyre burimeve, pronar i kombit të djegur është Sërxhan Vulloviq, i njohur me nofkën ‘Gene’, që njihet për kontrabandë në veri.

"’Gene’ është i njohur për Policinë dhe ka dy pompa të benzinës në magjistralen e Leshakut. Automjeti i tij ka hyrë sonte ilegalisht nga Serbia përmes rrugës alternative tek vendi i ‘tresave’, ndërsa afër Leshakut dyshohet se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në drejtim të kombit duke e djegur atë tërësisht”, kanë thënë burimet.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa motivi dhe autorët e këtij incidenti mbeten të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat