Vodhi shtëpinë e shtetasit amerikan, arrestohet 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Vodhi shtëpinë e shtetasit amerikan, arrestohet 21-vjeçari

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 11:23
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e vjedhjes së banesës së një shtetasi amerikan, ngjarje e ndodhur në 2015-tën.

Ledjon Hamiti, 12 vjeç ishte shpallur në kërkim nga policia. Në flagrancë është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, Florjan Janku, 27 vjeç. 

Gjatë kontrollit të një banese, pronari i së cilës jeton në Greqi, dhe ia kishte lënë në ruajtje Jankut, janë gjetur një bazë e gjerë materialesh dhe mjete të posaçme nën posedimin e Ledion Hamitit, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të dy për të realizuar vjedhjet e banesave.

Ndër materialet e sekuestruara, janë 2 granata difensive, 2 ndezës granatash, 38 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 silenciator pistolete, 1 qese e vogël me lëndë eksplozive, 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve, 2 litarë, njëri prejt tyre i përbëre me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate, 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve, levë, kaçavida, doreza, çanta etj.

Ledjon Hamiti është person me precedent penal të mëparshëm pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë në fushën e vjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat