Arrestohet nusja dhe vjehrri me armë e kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet nusja dhe vjehrri me armë e kanabis

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 15:24
Pamje nga videoja

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë u shpall në kërkim pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në banesë 6 armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva

Policia informon se: Sot më datë 12.07.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  Xhelal Biraçi, 78 vjeç,  Shahe Biraçi,41 vjeçe, si dhe  u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Biraçi, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë

Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre në fshatin “Kllojkë”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 3 Armë zjari automatik, model 56.
– 1 Armë zjarri automatik, model 54 (sharrs).
– 2 Armë zjarri pushkë, model 63.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojtë “Cannabis Sattiva”, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikve”, parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat