Qeni masakron familjen, vdes bebja 4-muajshe

Kronikë e zezë

Qeni masakron familjen, vdes bebja 4-muajshe

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:25
Foto

Një fëmijë 4 muajsh u masakrua për vdekje nga qeni në Essex, Britani e Madhe. Sulmi i papritur i qenit të racës Staffie la me dëmtime të rënda të vëllain 22-muajsh dhe nënën e dy fëmijëve.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se kishin parë djalin e madh të mbuluar nga gjaku ndërsa po e çonin në spital. Ata thonë se ngjarja ndodhi para shtëpisë së familjes, në një kohë kur shumica e fëmijëve ktheheshin nga shkolla.

Ky lloj qeni lejohet në Britani, por shpesh për shkak të ngjashmërisë fizike ngatërrohet me Pitbullët. Në Britaninë e Madhe ka 3 lloje qensh që ligji e ndalon mbajtjen e tyre në shtëpi: Toga japonez, argjentinasi Dogo dhe braziliani Fila.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat