Prangoset në Tiranë i kërkuari, i dënuar me 12 vite burg

Kronikë e zezë

Prangoset në Tiranë i kërkuari, i dënuar me 12 vite burg

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:57
Ilustrim

Një person është vënë në pranga pasi është dënuar me 12 vite burg me vendim të Gjykatës së Apelit. Burime zyrtare nga policia thanë se, oficerët e Forcës Operacionale të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e Martin Moli, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person ishte i shpallur në kërkim, pasi  nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 6 qershor 2016, e ka dënuar me 12 vjet  burg, për veprën penale "Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me pasojë të rëndë".

Materialet në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat