Kapen me 3.5 kg kokainë me vlerë 1 milion euro, pranga dy shqiptarëve

Kronikë e zezë

Kapen me 3.5 kg kokainë me vlerë 1 milion euro, pranga dy shqiptarëve

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptar ditën e sotme, pasi në makinën e tyre u gjetën plot 3.5 kg kokainë e pastër.

Sipas policisë italiane ata janë 48-vjeçari me inicialet B.X. si dhe 27-vjeçari G.D. .

Shqiptarët u ndaluan në një autostradë në hyrje të qytetit të Venecias nga ana e policisë. Dy shqiptarët, sipas mediave italiane, tentuan të shmangnin Policinë, ndaj edhe këta të fundit dyshuan se diçka fshihnin.

Policia italiane i sekuestroi dy shqiptarëve 100 mije euro, ndërsa droga vlente plot 1 milionë euro nëse ajo do të shitej në tregun vendas.

Mediat raportojnë se një nga shqiptarët e arrestuar ishte rezident në Itali, ndërsa tjetri sapo kishte shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat