Shqiptarët terrorizojnë Italinë, një çift të moshuarish "mbyllen" në dhomë, plagoset një polic

Kronikë e zezë

Shqiptarët terrorizojnë Italinë, një çift të moshuarish "mbyllen" në dhomë, plagoset një polic

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 21:22
Pamje nga video

Një shqiptar ka rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane.

I riu 21-vjeçar tashmë i prangosur, u pikas nga efektivët e policisë teksa së bashku me bashkëpunëtorin e tij, sapo kishin braktisur një makinë të vjedhur nga parkimi dhe hipën në një Audi. 

Një nga policët ka hapur derën e makinës sapo ka parë shkëmbimin e makinave, por është tërhequr për disa metra nga makina. Shqiptari manovroi duke ecur mbrapa por u përplas me një pemë dhe përfundoi mbi trotuar duke u përplasur me murrin rrethues të një banese përdhese. 

Aty jetojnë një çift të moshuarisht të cilët janë terrorizuar nga ngjarje. Kjo pasi policia ka qëlluar në ajër për të neutralizuar shqiptarët, e njëri nga plumbat ka depërtuar në ballkonin e shtëpisë së çiftit në lagjen “Saonara” në Padova të Italisë. 

Plumbi ka depërtuar në derën e dhomës së gjumit të çiftit. Sapo kanë dëgjuar të shtëna dhe nga frika kanë qëndruar në shtrat

Karabinerët mundën të arrestojnë 21-vjeçarin shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italianë, në oborrin e shtëpisë të të moshuarve në tentativë për tu larguar. 

Bashkëpunëtori i tij arriti t’ia mbathë ndërsa nga kjo ngjarje mbeti i lënduar në këmbë polici I cili u tërhoq me makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat