Aksidenti tragjik, Dashnor Deliallisi i dërgoi 1 milion euro të dashurës së papunë

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik, Dashnor Deliallisi i dërgoi 1 milion euro të dashurës së papunë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:08
Pamje nga aksidenti në Durrës

Dashnor Deliallisi, 36-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës dy ditë më parë, ishte person me precedent penal dhe mbahej nën vëzhgim nga policia.

Deliallisi ka qenë i dënuar në vitin 2011 për tentativë vrasje, ndërsa kishte dyshime se merrej me shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge në Belgjikë.

Pikërisht nga ky shtet, dy vite më parë 36-vjeçari i dërgoi të dashurës së tij me iniciale R.K një shumë parash prej 1 milionë Euro përmes transaksioneve bankare.

Kjo shumë e madhe parash dhe fakti që e dashura e tij ishte e papunë, bëri që Prokuroria të dyshonte dhe vitin e kaluar i bllokoi 850 mijë Euro të kësaj shume. Autoritetet hetonin burimin e këtyre parave, ndërsa Deliallisi ka qenë nën vëzhgimin e policisë.

Nga hetimet që zhvilloi organi i akuzës, Deliallisi dhe e dashura e tij nuk ishin vetëm bashkëjetues, por edhe bashkëpunëtor në aktivitetet kriminale në Belgjikë, pasi të dy ishin pjesë e një organizate kriminale. Paratë e pista të dy i pastronin në Shqipëri, dhe kjo është konfirmuar nga sekuestrimi i 850 mijë Euro vitin e kaluar. Ndërsa pjesa tjetër e parave, rezulton që e dashura e tij t’i ketë tërhequr përmes një mikut të saj, shkruajnë mediat shqiptare.

36-vjeçari Deliallisi mbeti i vdekur në aksidentin tragjik të dy ditëve më parë, duke lënë të vdekur edhe tre vajza të tjera që udhëtonin në makinën tjetër që u përplas nga automjeti i Deliallisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat