Lum droge në Tiranë, goditet grupi kriminal

Kronikë e zezë

Lum droge në Tiranë, goditet grupi kriminal

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:15
Pamje nga aksioni i Policisë

Një tjetër sasi e madhe kanabis sativa është zbuluar nga policia, kësaj radhe në Tiranë. Sipas bluve të kryeqytetit, është goditur një grup i strukturuar kriminal, duke u finalizuar me arrestimin e 4 personave dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë D. M. 16 vjeç, Pasha Muca 25 vjeç, Elsion Almeta 19 vjeç, Ervis Muça 21 vjeç, ndërsa në kërkim janë F.A 21 vjeç dhe A.A 47 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra se në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa në proces tharje të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë kanabis. Po gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat