Grabitje në aeroportin e Rinasit

Kronikë e zezë

Grabitje në aeroportin e Rinasit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:58
Ilustrim

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku një qytetari i është hapur çanta dhe i janë marrë disa sende me vlerë të konsiderueshme. Burime nga policia thanë për mediat shqiptare se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e një dite më parë.

28-vjeçarja A. Kovaçi banuese në Tiranë ka denoncuar në polici faktin e zhdukjes së sendeve të saj, që i kishte në çantë.

E reja ka treguar se nga çanta e saj i kanë marrë një parfum të markës “Cavali” me vlere 92 euro si dhe 1 byzylyk me vlerë 437 euro.

Ajo ka treguar se kishte udhëtuar me linjën Stamboll-Rinas dhe pas marrjes se çantës në Rinas ka konstatuar se i mungonin sendet e vlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat