Dalin pamjet e rënda të aksidentit në Kavajë, makina "fluturon" në ajër kalimtarin

Kronikë e zezë

Dalin pamjet e rënda të aksidentit në Kavajë, makina "fluturon" në ajër kalimtarin

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:58
Pamje nga video

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar rreth një muaji më parë në autostradën Rrogozhinë-Kavajë. Sipas policisë kalimtari që u përplas ishte 68 vjeç dhe teksa tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, një makinë e fluturoi në ajër.

Ndërsa sot pranë redakisisë sonë kanë ardhur pamjet e këtij aksidenti, ku duket qartë këmbësori që vrapon për të dalë në anën tjetër të rrugës duke mos parë pas dhe aq më tepër në autostradë.

Goditja ishte e fortë dhe fatale dhe për fat të keq kohët e fundit janë shtuar aksidentet, ku viktima janë kalimtarët, vetëm në Tiranë nuk numërohen aq të shumtë janë, për të mos folur për në rrethe.

Ajo që vlen për tu përmendur është fakti se kjo video duhet të shërbejë si "këmbanë alarmi" për këmbësorët në autostradë dhe jo vetëm, por edhe për shoferët, kur bëhet fjalë për shpejtësinë në zonat e banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat