I vodhën BMW-në dhe e plagosën shqiptarin – zbulohen detajet e ngjarjes

Kronikë e zezë

I vodhën BMW-në dhe e plagosën shqiptarin – zbulohen detajet e ngjarjes

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:18
BMW

Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të plagosjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme në këtë qytet, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, nga policia bëhet e ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Olgert Shehu, 38 vjeç, si dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim Klejvis Gjahtari, 29 vjeç, i cili ka qenë shpallur në kërkim gjithashtu për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në vitin 2012.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Klejvis Gjahtari, në bashkëpunim me shtetasin Olgert Shehu, ditën e djeshme para kryerjes së plagosjes, në lagjen “Ujë i ftohtë” dyshohet se kanë vjedhur me dhunë shtetasin F.M., duke i marrë këtij të fundit automjetin e llojit “BMW X6” me targë AA333MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular.

Sipas policisë, rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes “Pavarësia”, dyshohet se shtetasi Klejvis Gjahtari, ka plagosur me armë zjarri të llojit “Pistoletë” shtetasin F.M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar dy automjete të gjetura rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes: Një tip “Benz-Mercedes” me targë AA985NV, si dhe një “BMW X6” me targë AA333MK.

Makinat BMW X6 duket se po zëvendësojnë modelet X5, si simbol i luksit, por edhe i forcës në Shqipëri.

Në jo pak herë, drejtuesit e këtyre makinave janë bërë subjekt i lajmeve në TV.

Më i njohuri prej tyre ishte Bektash Muka, që çau postobllokun e policisë dy herë, duke e përplasur makinën e tij në një lagje të Tiranës.

Ndërkohë, para pak ditësh u raportua se bosët e kanabisit në Fushë Krujë lëviznin me një makinë të tillë.

Nuk janë edhe të pakta rastet kur të tilla makina përfshihen në aksidente nga shpejtësia e lartë, siç ishte rasti në Vlorë, kur një BMW X6 goditi një bari, duke ia ndarë trupin në copa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat