Në Vushtrri konfiskohet një armë gjuetie

Kronikë e zezë

Në Vushtrri konfiskohet një armë gjuetie

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:11
Ilustrim

Rreth orës 09:30 të ditës së sotme, Policia në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të pranuar ku thuhej se një person ishte ekspozuar me armë.

Njësia përkatëse policore kanë shkuar në zonë  përkatësisht ne fshatin Gllavatin, ku kishin hasur  një person me pushkë gjuetie i cili dyshohet se ne atë zonë kishte dalë për gjah.

Personi i dyshuar nuk posedonte  leje përkatëse për armën në fjalë, e cila i është konfiskuar.

Pas procedurave intervistuese i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për vepër penale ‘‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat