Drogë gati për shitje, 5 shkodranë në kërkim

Kronikë e zezë

Drogë gati për shitje, 5 shkodranë në kërkim

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:48
Pamje nga aksioni i policisë

Sekuestrohen 50 kilogramë kanabis sativa dhe 385 bimë që ishin në proces tharje. Ndërkaq janë shpallur në kërkim 5 persona. Bëhet fjalë për një aksion të ndërmarrë në Shkodër, ku policia ka bërë kontrolle në fshatin Kir.  

Gjatë operacionit "Muzgu" policia tha se ka shpallur në kërkim personat e mëposhtëm:

-B.M.21 vjeç

-G.M.43 vjeçe

-F.P.42 vjeç

-Gj.P.31 vjeç

-K.Gj. ( të gjithë banues në fshatin Kir)

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre një ditë më parë janë gjetur dhe sekuestruar në total 50 kg lëndë e dyshuar narkotike e paketuar nëpër thasë gati për shitje si dhe 385 bimë të dyshuara narkotike kanabis sariva që ishin në proces tharje dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës akuzat e "Prodhimit dhe shitje e lëndëve narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat