Prizren, e nguc në Facebook, arrestohet

Kronikë e zezë

Prizren, e nguc në Facebook, arrestohet

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:35
ilustrim

Disa muaj rresht e kishte ngacmuar një femër nëpërmjet Facebook-ut.

Por kjo nuk i shkoi larg një personi nga Prizrenit. Ai dje është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për disa muaj rresht ka ngacmuar përmes rrjetit social Facebook dhe thirrjeve telefonike një femër.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat