Iku pas aksidentit, arrestohet djali i kryebashkiakut të Laçit

Kronikë e zezë

Iku pas aksidentit, arrestohet djali i kryebashkiakut të Laçit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:18
Ilustrim

Policia ka arrestuar sot Kevi Bardhin, djalin e kryebashkiakut të Laçit, një ditë pas largimit nga vendi i aksidentit që ai shkaktoi në Fushë Mamurras dhe ku la të plagosur 3 persona.

Sipas policisë së Lezhës, aksidenti ndodhi dje rreth orës 11:30, në autostradë, afër Fushë Mamurrasit.

Një “Benz me targë AA 111 OU ku drejtues ishte Klajdi Bardhi, u përplas me një "Ford" të Policisë dhe plagosi një efektiv të Policisë Rrugore, por edhe dy personat që ishin në makinën e tij.

Bardhi, pas përplasjes, nuk ndaloi, po u largua nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat