Të shtëna me armë në Mitrovicë në drejtim të një veture

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Mitrovicë në drejtim të një veture

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:05
Ilustrim

Ankuesi mashkull ka raportuar se gjersa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Siç njofton Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Ankuesi nuk ka pësuar lëndime kurse njësitë policore janë duke hetuar rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat