Grabitje me maska dhe armë në një supermarket

Kronikë e zezë

Grabitje me maska dhe armë në një supermarket

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:09
Ilustrim

Tjetër grabitje me armë. Persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një supermarket në qytetin e Gramshit. Burime nga policia thanë se është grabitur një pikë shumice në lagjen “Xhil Eliçi”.

Pronarët  e dyqanit kanë treguar se u janë grabitur 25 milionë lekë të vjetra. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë grabitje.

Kjo është grabitja e dy brenda 3 ditësh që persona me maska kanë vendosur në shënjestër supermakete dhe dyqane, pasi 3 ditë më parë në Maliq të Korçës u grabit një tjetër market.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat