Braktisi shkollën për kanabisin, flet në gjyq 18-vjeçari

Kronikë e zezë

Braktisi shkollën për kanabisin, flet në gjyq 18-vjeçari

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:53
Foto

Disa ditë më parë në Krujë, Policia arrestoi 11 persona dhe sekuestroi 1.3 tonë kanabis. Në fshatin Derven janë konstatuar dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje

Një nga të arrestuarit ishte edhe Besmir Vathi 18 vjeçari i cili u la sot në masën arrest me burg. Vathi ka thënë në gjyq se paguhej 1 mijë lekë në ditë për të pastruar boçet e kanabisit, teksa e kishte braktisur shkollën sepse ishte jetim dhe duhej të punonte. “Jam në vitin e katërt, ka pohuar ai, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë”, raporton “tch”.

Më herët, të njëjtin version dha gjatë masës së sigurisë edhe i mituri Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, prokurori kërkoi detyrim paraqitjeje, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ferit Sula, 45 vjeç, kishte pranuar se punonte për pastrimin e paketimin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat