Tragjike, adoleshentja i jep fund jetës në shtëpinë e saj

Kronikë e zezë

Tragjike, adoleshentja i jep fund jetës në shtëpinë e saj

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u vëtëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Durrës.

Burime nga policia thanë se gjatë ditës së djeshme në fshatin Shënvlash në banesën e saj  është vetëhelmuar me fotoksinë 18-vjeçarja me inicialet E. I.

E reja është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por ka fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, duke e kaluar dosjen në Prokurorinë e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat