Me 40 kg drogë në çantë drejt Kosovës, arrestohet 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Me 40 kg drogë në çantë drejt Kosovës, arrestohet 39-vjeçari

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:24
Ilustrim

40 kg drogë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Vërmicës, mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe një 39-vjeçar është arrestuar. 

Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë 39-vjeçari, Afrim Mulla, nga Mamurrasi.

Mulla e mbante në një çantë shpine sasinë e drogës, ndërsa tentoi që përmes një shtegu të vijës së gjelbër të pikës kufitare Vërmicë – Morinë të futej në Kosovë.

Patrullat e policisë kanë identifikuar dhe ndaluar menjëherë Mullën ndërkohë që i pranishëm në vendngjarje ishte edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Hoxha u shpreh se i ndaluari në kufi do të përballet me kodin penal të ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk do të ekstradohet në Shqipëri

Sipas hetimeve të para, mësohet se destinacioni i drogës nuk ishte Kosova por një tjetër vend evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat