Grabitje me armë, menaxheri i një lokali përleshet me 3 autorët

Kronikë e zezë

Grabitje me armë, menaxheri i një lokali përleshet me 3 autorët

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 09:51
Ilustrim

Menaxheri i një lokali në Radhimë i ka shpëtuar një grabitjeje me armë, pasi tre personat që po e realizonin atë janë vënë në pranga nga policia.

Burime nga Policia e Vlorës thanë se janë arrestuar Besjan Hibraj, 24 vjeç, Klajdi Spahaj, 26 vjeç, Domeniko Spahaj, 21 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Këta person një ditë më parë rreth orës 19:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e lokalit "Olympia" Radhimë, 26-vjeçarin me iniciale A.B., 26 vjeç, banues në Radhimë.

Gjithashtu, në përleshje me njëri-tjetrin gjatë tentativës së vjedhjes, ka mbetur i plagosur në këmbë një prej autorëve, Klajdi Spahaj, i cili ndodhet në kushtet e arrestit në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat